Arsenali e ka mbyllur sezonin 2025/26 në Ligën Premier me fitore 2-1 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e zhvilluar të dielën.
Përtej tri pikëve, “Topçinjtë” kanë vendosur edhe një rekord të veçantë në elitën e futbollit anglez, duke arritur diçka që asnjë skuadër tjetër nuk e kishte realizuar më parë.
Sipas statistikave të sezonit, Arsenali nuk ka pranuar asnjë penallti gjatë gjithë edicionit 2025/26 në Ligën Premier, ndërsa njëkohësisht nuk ka marrë asnjë karton të kuq.
Kjo i bën londinezët skuadrën e parë në historinë e kampionatin anglez që e përfundon sezonin pa pësuar penallti dhe pa u ndëshkuar me përjashtim, një arritje tejet e rrallë.
Në fund, Arsenali e mbylli kampionatin me 85 pikë, shtatë më shumë se Manchester City.
Arsenali të shtunën e ardhshme do të tentojë ta fitojë edhe trofeun e dytë, pasi përballen me PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve./Telegrafi/






