Përplasja me Ibrahimovicin, Allegri i gatshëm të largohet nga Milani

Sport

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, raportohet se ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi këtë verë, pas mosmarrëveshjeve të brendshme me këshilltarin e lartë të klubit, Zlatan Ibrahimovic. Corriere della Sera ka raportuar se marrëdhënia mes palëve ka qenë e tensionuar prej kohësh, ndërsa Allegri nuk është i kënaqur me përfshirjen e Ibrahimovic në […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, raportohet se ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi këtë verë, pas mosmarrëveshjeve të brendshme me këshilltarin e lartë të klubit, Zlatan Ibrahimovic.

Corriere della Sera ka raportuar se marrëdhënia mes palëve ka qenë e tensionuar prej kohësh, ndërsa Allegri nuk është i kënaqur me përfshirjen e Ibrahimovic në aspektin taktik dhe ndikimin e tij në drejtimin e skuadrës dhe komunikimin me lojtarët.

Forma e Milanit ka pësuar rënie në javët e fundit, me vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit, duke rrezikuar objektivin për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Sipas Corriere della Sera, Allegri pritet të largohet nga San Siro në fund të sezonit, pavarësisht pozicionit përfundimtar të Milanit në Serie A.

Ai gjithashtu përmendet si një nga kandidatët potencialë për postin e trajnerit të kombëtares së Italisë. /Telegrafi/