Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit. Burime të mediave bëjnë me dije se kati i parë i IEVP Durrës është totalisht nën ujë dhe të paraburgosurit janë zhvendosur në katet e sipërme.
Në këtë institucion, mes të dënuarve të tjerë, ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Durrësi është një nga qytetet më të prekur nga reshjet, pasi janë përmbytur rrugë të tëra, si dhe pika hyrëse në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.
Deri tani raportohet për 10 familje të evakuuara në këtë qytet, ndërsa kalimi është devijuar nga rruga e Ndroqit dhe Elbasani. Probleme janë shfaqur edhe në Shkodër Lezhë dhe Kukës, ndërsa si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës./A2 CNN
Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit
<div><div><img width="640" height="357" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811833-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="850" height="474" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811833-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit" loading="lazy"></p>Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit. Burime të mediave bëjnë me dije se kati i parë i IEVP Durrës është totalisht nën ujë dhe të paraburgosurit janë zhvendosur në katet e sipërme. Në këtë institucion, mes të dënuarve të tjerë</div>






