Përfunduan zgjedhjet paraprake më të shtrenjta në historinë e Amerikës

Bota

Partia Republikane ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet e Senatit amerikan, pasi në raundin e dytë Ken Paxton mposhti senatorin aktual John Cornyn, në një garë ku u shpenzuan plot 130 milionë dollarë. Kur gara për kandidatin republikan shkoi në balotazh, u bë e qartë se këto do të ishin zgjedhjet paraprake më të […]

Madhësia e shkronjave

Partia Republikane ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet e Senatit amerikan, pasi në raundin e dytë Ken Paxton mposhti senatorin aktual John Cornyn, në një garë ku u shpenzuan plot 130 milionë dollarë.

Kur gara për kandidatin republikan shkoi në balotazh, u bë e qartë se këto do të ishin zgjedhjet paraprake më të kushtueshme në historinë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me gjithsej 130 milionë dollarë të shpenzuara për reklama dhe fushatë, Paxton dhe Cornyn thyen rekordin e mëparshëm të vendosur në Arizona në vitin 2022, kur kandidatët Blake Masters, Jim Lamon dhe Mark Brnovich kishin shpenzuar 109 milionë dollarë.

Në fund, vendimtare duket se ishte mbështetja e presidentit amerikan Donald Trump për Paxtonin, i cili nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit do të bëhet senator për herë të parë, shkruan huffpost.

Nga ana tjetër, Cornyn ishte senator që nga viti 2002 dhe në të gjitha ciklet e mëparshme zgjedhore kishte fituar pa probleme besimin e votuesve në Teksas, si në zgjedhjet paraprake republikane ashtu edhe në zgjedhjet e përgjithshme kundër kandidatëve të partive tjera.

Megjithatë, vendimi i Trumpit për të mbështetur rivalin e tij e ka vënë Cornynin në pozitën që në fillim të vitit të ardhshëm të largohet nga Senati, edhe pse ende nuk është plotësisht e qartë se kush do ta zëvendësojë.

Në një shtet tradicionalisht republikan si Teksasi, Paxton do të ketë përparësi, por Partia Demokratike ka nominuar James Talarico, i cili sipas sondazheve ka shanse reale për fitore.

Për këtë arsye, shpenzimet e mëdha të Paxtonit për të mposhtur Cornynin mund t’u kthehen si problem republikanëve, nëse ai nuk arrin të sigurojë fonde të ngjashme për betejën kundër Talaricos, e cila pritet të jetë shumë e vështirë.

Zgjedhjet për senatorin nga Teksasi do të mbahen në nëntor, kur amerikanët do të zgjedhin edhe më shumë se 30 senatorë të tjerë dhe anëtarë të rinj të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. /Telegrafi/