Tre persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje helikopteri që shkaktoi një zjarr të madh në një ishull popullor grek.
Pak pas orës 16:00, një helikopter privat besohet të jetë rrëzuar në ishullin Sifnos, transmeton Telegrafi.
Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit vrapuan në vendin e përplasjes pranë shtëpive në lagjen Tholos, duke vënë shpejt nën kontroll flakët.
Tre trupa janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes, tha departamenti i zjarrfikësve, por identiteti i tyre dhe shkaku i rrëzimit ende nuk janë konfirmuar.
Proto Thema raporton se shërbimet e urgjencës u lajmëruan fillimisht për incidentin rreth orës 18:17.
Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe një ekip shpëtimi nga Sirosi, të cilët mbërritën me një skaf të shpejtë të drejtuar nga Brigada e zjarrfikësve.
Ajo që duket të jetë tymi i zi i dendur që dilte nga një top zjarri në vendin e përplasjes ishte i dukshëm në një imazh të marrë menjëherë pas. /Telegrafi/






