Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Olti Hyseni po vazhdon të shkëlqejë te Brondby.
Anësori i majtë realizoi në triumfin ndaj Sonderjyske, ku Brondby fitoi me rezultat 3-2.

Hyseni e finalizoi për mrekulli një kundëraksion të vendasve, ku mori një pasim të shkëlqyer nga Fenger (45+1’).
Përndryshe, ky është goli i dytë i Hysenit në fanellën e Brondby. Ai ndër të tjera përfaqëson Danimarkën, por ka të drejtë të luajë për Kosovën./Telegrafi/





