Ballina Teknologji Për herë të parë në 14 vjet, Apple lë pas Samsung

Për herë të parë në 14 vjet, Apple lë pas Samsung

18

Apple do të dërgojë më shumë celularë sesa Samsung në 2025 dhe kjo është hera e parë në 14 vite.
Kompania do të dërgojë rreth 243 milionë iPhone këtë vit, kurse Samsung 235 milionë. Me gjasë, Apple do të arrijë 19.4% aksione në tregun global të celularëve, kurse Samsung 18.7%.
Dërgesat i referohen numrit të pajisjeve që kompania u dërgon kanaleve të shitjes dhe nuk barazohet direkt me shitjet.
Megjithatë, janë tregues të kërkesës dhe pritshmërive për shitjet.
Pas suksesit të Apple qëndron iPhone 17 që doli në shtator, i cili ka pasur një rritje të kërkesës gjatë këtij sezoni.
Shitjet e gjeneratës së iPhone 17 në SHBA, përfshirë iPhone Air, në katër javët e para pas prezantimit ishte 12% më i lartë sesa iPhone 16.
Në të njëjtën periudhë, në Kinë, një treg i rëndësishëm për Apple, shitjet e iPhone 17 ishin 18% më të larta sesa modeli paraaardhës.
Duhet theksuar se një pikë e rëndësishme është që konsumatorët që blenë celularë gjatë periudhës së Covid-19, tani po i zëvendësojnë me modelet e reja.
Ndërkohë Samsung mund të përballet me sfida në tregun e celularëve për shkak të kompanive kineze që mund ta pengojnë prodhuesin korean të arrijë në vendin e parë./tvklan.al
The post Për herë të parë në 14 vjet, Apple lë pas Samsung appeared first on Arbresh.info.