Një fotografi e Mohamed Salahut ka mjaftuar që një shkëmb i zakonshëm në malet e Turqisë të shndërrohet në një atraksion të ri turistik për tifozët e futbollit.
E njohur lokalisht si “Salahtasi”, ose “Stijena e Salahut”, kjo pikë ndodhet në zonat malore pranë Trabzonit dhe Gumushanes.
Pas vizitës së sulmuesit egjiptian, vendi është bërë gjithnjë e më i frekuentuar dhe në hartat lokale është identifikuar edhe si “Salah Yaylasi”.
Tifozë të Trabzonsporit dhe admirues të Salahut po udhëtojnë drejt kësaj zone për të parë nga afër vendin ku ylli egjiptian është fotografuar dhe, natyrisht, për të realizuar një fotografi në të njëjtin pozicion.
Interesi është rritur ndjeshëm edhe për shkak të formës së jashtëzakonshme të Salahut në futbollin turk.
Sulmuesi egjiptian ka bërë një nisje spektakolare të sezonit dhe këtë formë e konfirmoi edhe në ndeshjen e fundit, ku realizoi hat-trick në derbin ndaj Galatasarayt.
Rasti i “Stijenës së Salahut” është një tjetër dëshmi e ndikimit që mund të ketë një futbollist me famë botërore përtej fushës së lojës, duke kthyer një vend të qetë malor në një pikë të vizituar nga tifozë dhe turistë. /Telegrafi/






