“Jam i dashuruar me të”, Jose Mourinho ‘çmendet’ pas talentit të Real Madridit

Sport

Jose Mourinho ka lavdëruar në superlativë Arda Gulerin, duke pranuar publikisht admirimin e madh që ka për mesfushorin e ri të Real Madridit. Trajneri portugez foli për talentin turk gjatë një interviste në emisionin e njohur spanjoll “El Chiringuito”, ku zbuloi se është “i dashuruar” me mënyrën se si luan 21-vjeçari. “Jam i dashuruar me […]

Madhësia e shkronjave

Jose Mourinho ka lavdëruar në superlativë Arda Gulerin, duke pranuar publikisht admirimin e madh që ka për mesfushorin e ri të Real Madridit.

Trajneri portugez foli për talentin turk gjatë një interviste në emisionin e njohur spanjoll “El Chiringuito”, ku zbuloi se është “i dashuruar” me mënyrën se si luan 21-vjeçari.

“Jam i dashuruar me Arda Gulerin si lojtar”.

Trajneri i Real Madridit beson se zhvillimi i Gulerit në fushë do të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm me atë të një prej legjendave më të mëdha të klubit, Luka Modric.

“Mendoj se me të do të ndodhë e njëjta gjë si me Luka Modricin. Në fund, ai do të përfundojë duke luajtur si numër 8, si mesfushor qendror, dhe më vonë si numër 6, si mesfushor defensiv”.

Komentet e “Special One” kanë ngjallur entuziazëm të madh në Madrid, pasi tregojnë besimin e jashtëzakonshëm që trajneri portugez ka te Guler.

Turku ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadrën madrilene falë aftësisë për të luajtur në disa pozita dhe cilësive të tij teknike, ndërsa Mourinho duket se e sheh atë si një lojtar që mund të përshtatet dhe të evoluojë në role të ndryshme në mesfushë./Telegrafi/