Pavijoni i Kosovës vlerësohet me çmimin e tretë në Bienalen Ndërkombëtare të Durrësit

Magazina

Pavijoni i Kosovës është nderuar me çmimin e tretë të jurisë profesionale në Bienalen Ndërkombëtare të Durrësit. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë edicion të Bienales është fokusuar në rrëfimin e sistemit paralel të edukimit gjatë viteve ’90, duke e trajtuar përmes kartografisë urbane, hulumtimit dhe artit. Për këtë vlerësim ka reaguar edhe autorja e projektit, […]

Madhësia e shkronjave

Pavijoni i Kosovës është nderuar me çmimin e tretë të jurisë profesionale në Bienalen Ndërkombëtare të Durrësit.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë edicion të Bienales është fokusuar në rrëfimin e sistemit paralel të edukimit gjatë viteve ’90, duke e trajtuar përmes kartografisë urbane, hulumtimit dhe artit.

Për këtë vlerësim ka reaguar edhe autorja e projektit, Eliza Hoxha, e cila ka shprehur mirënjohjen për mundësinë e prezantimit të këtij rrëfimi në një skenë ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunëtorët e saj.

“Pavijoni i Kosovës nderohet me çmimin e tretë të jurisë profesionale në Bienalen Ndërkombëtare të Durrësit. E lumtur që më është dhënë një mundësi e tillë nga drejtori i Bienales Oltsen Gripshi dhe që rrëfimin e sistemit paralel të edukimit me pas mundësi me nda me botën përmes kartografisë urbane, hulumtimit dhe artit”, ka shkruar Hoxha.

“Tema e Bienales “Periferia, tranzicione pamore” më mundësoi që ta shpalosim periferinë e Prishtinës së viteve ‘90-të atëherë kur ajo ishte bërë qendra jonë e gravitimit dhe mbijetesës shoqërore”.

“Faleminderit Vale e Zana për prezencën në këto momente të bukura poashtu. Faleminderit Ylber, 2B studio dhe Petrit për punën e përbashkët. Nuk ishte përfundu pa juve”.