Zbardhen detaje nga dëshmia e Adrian Hilës: Qëllimi nuk ishte xhirimi i momenteve intime, por ruajtja nga keqbërësit

Magazina

Për rreth 3 orë kompozitori Adrian Hila ka qëndruar para uniformave blu të Tiranës duke dhënë sqarime në lidhje me publikimin e disa videove nga ambientet e tij të brendshme. Sipas kompozitorit këto kamera janë instaluar që në vitin 2022 dhe qëllimi nuk ishte xhirimi I momenteve intime por ruajtja nga keqbërësit. Sipas tij në […]

Madhësia e shkronjave

Për rreth 3 orë kompozitori Adrian Hila ka qëndruar para uniformave blu të Tiranës duke dhënë sqarime në lidhje me publikimin e disa videove nga ambientet e tij të brendshme.

Sipas kompozitorit këto kamera janë instaluar që në vitin 2022 dhe qëllimi nuk ishte xhirimi I momenteve intime por ruajtja nga keqbërësit. Sipas tij në zonë kishin ndodhur vjedhje që mbetën të pazbardhura po ashtu në zyrën e tij kishte humbur një send me një vlerë modeste e për këtë arsye ai kishte marrë vendimin për të instaluar kamera si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve, raporton Top Channel.

Bazuar në dëshminë e tij por edhe kontrollet që policia ka kryer ka rezultuar se kamerat kanë qenë të thjeshta dhe të dukshme me sy të lirë. Edhe kamera e cila ishte instaluar në dhomën e gjumit rezulton të jetë një kamerë me sensorë.

Pyetur në lidhje me këndin e kamerës Hila është shprehur se atë e ka vendosur kompania që I montoi për të pasur akses më të lehtë me burimin e energjisë. Pas deklarimeve Hila u la I lirë por është nën hetim për veprën penale të ‘ndërhyrjes të padrejtë në jetën private’.

Ndërsa policia vijon hetimin kryesisht dhe për 3 vepra të tjera penale për përgjim të paligjshëm, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe keqpërdorimi i pajisjeve.

Nisur nga deklarimet e Hilës i cili dyshon për hakerim të këtyre materialeve policia po heton për të zbuluar burimin nga këto video përfunduan online.

Nga ana tjetër policia ka kontaktuar edhe me vajzat dhe gratë e identifikuara në këto video të cilat kanë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni që po filmoheshin dhe do të bashkëpunojnë me policinë për zbardhjen e gjithë rrethanave.