Në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac të Leposavoqit policia ka gjetur fishekë e pajisje ushtarake.
Për këtë policia ka iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Njoftimi i plotë:
Më datë 09.02.2026, Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacione se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac, komuna e Leposaviqit, mund të ketë mjete ilegale.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
– 60 fishekë,
– 3 karikator,
– 1 kuti metali,
– 1 helmete ushtarake,
– 1 jakne me emblemë te Serbisë,
– 1 fotroll për mbajtjen e shishes se ujit(ushtarake),
– 1 fotroll ushtarake për thik,
– 1 pjese e anti-plumbit (stiropor),
– 1 qante ushtarake,
Te gjitha veprimet e ndërmarruara janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në lidhje me këtë rast është identifikuar një person si i dyshuari dhe i cili është në interes të policisë që i njëjti të intervistohet.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192.
Pajisje ushtarake serbe – krejt çka gjeti policia në shtëpinë e pabanuar në Petkovac të Leposaviqit
<div><div><img width="551" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/820560-pajisje-ushtarake-serbe-krejt-cka-gjeti-policia-ne-shtepine-e-pabanuar-ne-petkovac-te698b15b54ca47.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="pajisje-ushtarake-serbe-–-krejt-cka-gjeti-policia-ne-shtepine-e-pabanuar-ne-petkovac-te-leposaviqit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="551" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/820560-pajisje-ushtarake-serbe-krejt-cka-gjeti-policia-ne-shtepine-e-pabanuar-ne-petkovac-te698b15b54ca47.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="pajisje-ushtarake-serbe-–-krejt-cka-gjeti-policia-ne-shtepine-e-pabanuar-ne-petkovac-te-leposaviqit" loading="lazy"></p>Në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac të Leposavoqit policia ka gjetur fishekë e pajisje ushtarake. Për këtë policia ka iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” Njoftimi i plotë: Më datë 09.02.2026, Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar</div>






