Kryetari i komunës së Bujanoc, Arbër Pajaziti, së bashku me kryetarin e Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, janë pritur sot në takim nga Presidenti i Serbia, Aleksandar Vučić.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Bujanocit kanë paraqitur një sërë kërkesash dhe nevojash që lidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e kushteve për qytetarët.
Ndër kërkesat kryesore ishin rritja e mjeteve nga transferi qendror, rinovimi urgjent i dy shkollave shqipe, si dhe mbështetja për një projekt të ujit të pijshëm. Po ashtu, janë prezantuar edhe projekte të tjera infrastrukturore, për të cilat palët janë dakorduar që të detajizohen më tej në bashkëpunim me ministritë përkatëse.
Sipas Pajazitit, është theksuar gjithashtu nevoja për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe obligimeve të marra nga institucionet qendrore, si dhe përfshirja proporcionale e shqiptarëve në organet shtetërore, me theks të veçantë në polici.
Në këtë drejtim, si hapa për ndërtimin e besimit janë përmendur njohja e diplomave dhe adresimi i çështjes së pasivizimit të adresave, duke kërkuar mekanizma për ndalimin dhe rikthimin e tyre për qytetarët e prekur.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik të komunës, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe projektet në fushën e energjisë, përfshirë mundësinë e shtrirjes së gazifikimit në këtë komunë.
Një tjetër kërkesë e paraqitur ishte edhe lejimi i hapjes së konsullatës së Shqipëria në Bujanoc.
Në përfundim, palët janë dakorduar që çështjet e diskutuara të kenë afate konkrete për realizim dhe që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me përfshirjen e ministrave dhe, sipas nevojës, edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë./BujanociNet/
Pajaziti takon Vučićin: Kërkohen më shumë investime dhe të drejta për shqiptarët në Bujanoc
Kryetari i komunës së Bujanoc, Arbër Pajaziti, së bashku me kryetarin e Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, janë pritur sot në takim nga Presidenti i Serbia, Aleksandar Vučić.Gjatë takimit, përfaqësuesit e Bujanocit kanë paraqitur një sërë kërkesash dhe nevojash që lidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e kushteve për qytetarët.Ndër kërkesat kryesore ishin rritja e mjeteve nga transferi […]






