Një tifoz i Arsenalit bëri një shaka brutale pasi u takua me mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Cristian Romero, në rrugët e Londrës.
Tottenham Hotspur po e përjeton një sezon të tmerrshëm në Ligën Premier, ku kulmi ka ardhur në vitin 2026 ku ende nuk di për fitore.
Kjo formë e dobët ka bërë që Spurs të bien në zonën e rrezikshme për rënie nga kategoria dhe kjo po iu pëlqen tifozëve të tyre rivalë nga Londra.
I tillë ishte një tifoz i Arsenalit, i cili së fundmi e ka ngacmuar në rrugët e qytetit mbrojtësin argjentinas, Romero.
“Paç fat në Championship”, i tha tifozi, duke e lënë Romeron dukshëm të shtangur ndërsa largohej.
Romero, i cili kishte dhimbje të dukshme dhe e kishte këmbë të fashuar, tani do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju.
Mbrojtësi u zëvendësua duke qarë gjatë humbjes 1-0 të së dielës ndaj Sunderland pas një përplasjeje të keqe me portierin e Spurs, Antonin Kinsky, ndërsa mbronte një top nga sulmuesi i Sunderland, Brian Brobbey. /Telegrafi/






