Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon të premten një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Sipas informacionit paraprak, personat ndaj të cilëve po veprohet dyshohen për kryerjen e veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, në vlera të konsiderueshme financiare, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Operacioni është në vijim dhe pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme lidhur me numrin e personave të përfshirë, masat e sigurisë të ekzekutuara dhe rezultatet e aksionit. /Euronews.al/






