Operacion i përbashkët në Prizren, Kontrolle të shtuara ndaj automjeteve të transportit

Nacionale

<div><div><img width="410" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825870-operacion-i-perbashket-ne-prizren-kontrolle-te-shtuara-ndaj-automjeteve-te-transportit.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="operacion-i-perbashket-ne-prizren,-kontrolle-te-shtuara-ndaj-automjeteve-te-transportit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="410" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825870-operacion-i-perbashket-ne-prizren-kontrolle-te-shtuara-ndaj-automjeteve-te-transportit.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="operacion-i-perbashket-ne-prizren,-kontrolle-te-shtuara-ndaj-automjeteve-te-transportit" loading="lazy"></p>Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka realizuar një aktivitet të përbashkët kontrolli në terren. Aktiviteti përfshiu asistimin e inspektorëve të MMPHI-së gjatë matjes së automjeteve me peshore, patrullimin në zonën e përgjegjësisë, si dhe kontrollin e automjeteve që transportojnë</div>

Madhësia e shkronjave

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka realizuar një aktivitet të përbashkët kontrolli në terren. Aktiviteti përfshiu asistimin e inspektorëve të MMPHI-së gjatë matjes së automjeteve me peshore, patrullimin në zonën e përgjegjësisë, si dhe kontrollin e automjeteve që transportojnë mallra dhe pasagjerë, duke përfshirë verifikimin e dokumentacionit përkatës.
Sipas njoftimit, si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë 2 marsit 2026:Janë shqiptuar gjithsej 36 gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje.Gjobat kanë qenë nga shuma më të ulëta deri në 600 euro, varësisht nga natyra e shkeljes.Masat ndëshkuese janë aplikuar si ndaj drejtuesve të mjeteve, ashtu edhe ndaj personave juridikë, përkatësisht subjekteve afariste.Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e mjedisit, duke vazhduar bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për të garantuar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.