Nxënësit e Shkolla Fillore Muharrem Kadriu në Tërnoc kanë realizuar një nismë kreative, duke i dhënë një pamje të re ambientit të kuzhinës së shkollës.
Sipas raportimit të LuginaPress, disa nxënës të klasës së tetë, konkretisht Rrezaku, Eanda, Inesa, Erbori dhe Tuana, kanë kontribuar me punimet e tyre artistike, duke e bërë hapësirën më funksionale dhe estetike.
Këto ndërhyrje janë vlerësuar edhe nga drejtoresha e shkollës, Leonora Mehmeti, e cila ka përgëzuar nxënësit për angazhimin dhe kreativitetin e treguar.
Ky aktivitet shihet si një shembull pozitiv i përfshirjes së nxënësve në përmirësimin e ambientit shkollor dhe zhvillimin e aftësive praktike e artistike.














