Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Irlandë: Gallapeni më i vlerësuari, Muriqi dhe Muriç po ashtu me nota të larta

Sport

Kosova e nisi me fitore Ligën e Kombeve ndaj Irlandës, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje ku Dardanët treguan disiplinë, angazhim dhe durim deri në minutat e fundit. Goli vendimtar erdhi në minutën e 83-të nga kapiteni Vedat Muriqi, i cili edhe një herë mori përgjegjësinë në momentin vendimtar dhe ia siguroi […]

Madhësia e shkronjave

Kosova e nisi me fitore Ligën e Kombeve ndaj Irlandës, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje ku Dardanët treguan disiplinë, angazhim dhe durim deri në minutat e fundit.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 83-të nga kapiteni Vedat Muriqi, i cili edhe një herë mori përgjegjësinë në momentin vendimtar dhe ia siguroi Kosovës tri pikë të rëndësishme.

Pas përfundimit të ndeshjes, SofaScore publikoi edhe vlerësimet individuale të futbollistëve të Kosovës, ku nota më e lartë i takoi Dion Gallapenit.

Gallapeni u vlerësua me notën 7.8, duke qenë futbollisti më i vlerësuar i Kosovës në këtë takim. Ai u pasua nga portieri Arijanet Muriç, i cili mori notën 7.7 pas një paraqitjeje të sigurt mes shtyllave.

Autori i golit të fitores, Vedat Muriqi, u vlerësua me 7.5, të njëjtën notë që e mori edhe mbrojtësi Lumbardh Dellova.

Me paraqitje të mira u dalluan edhe Baton Zabërgja dhe Ilir Krasniqi, të cilët morën nga nota 7.3, ndërsa Albian Hajdari u vlerësua me 7.2.

Në mesin e lojtarëve që morën vlerësim pozitiv ishin edhe Veldin Hoxha dhe Edon Zhegrova, të dy me notën 7.0.

Nga 6.9 morën Mërgim Vojvoda, Leon Avdullahu dhe Milot Rashica, ndërsa Ermal Krasniqi u vlerësua me notën 6.7.

Ndërkohë, Erblin Osmani dhe Fisnik Asllani nuk morën notë nga SofaScore, për shkak të minutazhit të kufizuar në fushë.

Në përgjithësi, vlerësimet tregojnë një paraqitje solide dhe të balancuar të Kosovës, ku disa prej lojtarëve të repartit defensiv dhe portieri patën nota të larta, ndërsa në fazën sulmuese ishte Muriqi ai që bëri diferencën.

Fitorja 1-0 ndaj Irlandës u vulos në fundin e takimit, ndërsa paraqitjet individuale tregojnë se suksesi i Kosovës erdhi si rezultat i një performance kolektive, me Gallapenin si futbollistin më të vlerësuar të mbrëmjes. /Telegrafi/