17-vjeçari i Bayern Munichut shkruan historinë e Kosovës – debutim që tronditi rekordet dhe impresionoi Fodën

Sport

Erblin Osmani ka hyrë në historinë e Kombëtares së Kosovës. Talenti i Bayern Munichut, në moshën vetëm 17 vjeç, 4 muaj e 5 ditë, debutoi me fanellën e “Dardanëve”, duke u bërë lojtari më i ri në histori që luan për Kosovën. Edhe pse u inkuadrua vetëm në minutat e fundit, Osmani arriti të lërë […]

Madhësia e shkronjave

Erblin Osmani ka hyrë në historinë e Kombëtares së Kosovës.

Talenti i Bayern Munichut, në moshën vetëm 17 vjeç, 4 muaj e 5 ditë, debutoi me fanellën e “Dardanëve”, duke u bërë lojtari më i ri në histori që luan për Kosovën.

Edhe pse u inkuadrua vetëm në minutat e fundit, Osmani arriti të lërë përshtypje të menjëhershme, aq sa përzgjedhësi Franco Foda e veçoi pas ndeshjes.

“Erblinin e kemi vendosur në minutat e fundit, e ka treguar veten shumë mirë në stërvitje. Është aset i rëndësishëm dhe e dëshmoi veten në ato pak minuta. Ka kryer detyrat me sukses”, deklaroi Foda.

Por Foda nuk u ndal me kaq. Përzgjedhësi i Kosovës e bëri të qartë se Osmani shihet si një nga emrat që mund të ketë rol të rëndësishëm në të ardhmen e “Dardanëve”.

“Është lojtar i të ardhmes për Kosovën”, përfundoi Foda.

Një debutim prej vetëm pak minutash, por një moment historik për 17-vjeçarin që tashmë ka hyrë në librat e historisë së Kombëtares./Telegrafi/