“Jemi më fat që shpëtuam me një gol”, mediat irlandeze të shokuar nga niveli i Kosovës

Sport

Mediat e mëdha në Irlandë kanë shkruar menjëherë për fitoren e Kosovës ndaj kombëtares së tyre në Prishtinë. “Dardanët” ishin larg më të mirë se irlandezët, pavarësisht që fituan vetëm me rezultat minimal 1-0. Vedat Muriqi bëri heroin për të shënuar me kokë pas një topi të kthyer nga goditja e Ermal Krasniqit (83’), ndërsa […]

Madhësia e shkronjave

Mediat e mëdha në Irlandë kanë shkruar menjëherë për fitoren e Kosovës ndaj kombëtares së tyre në Prishtinë.

“Dardanët” ishin larg më të mirë se irlandezët, pavarësisht që fituan vetëm me rezultat minimal 1-0.

Vedat Muriqi bëri heroin për të shënuar me kokë pas një topi të kthyer nga goditja e Ermal Krasniqit (83’), ndërsa golin ia dedikoi çlirimtarëve.

Ndërkohë, mediat në Irlandë e kanë përgëzuar Kosovën për paraqitjen e bërë.

“Një natë për t’u harruar për Irlandën me Vedat Muriqin që shënoi golin e vonshëm për t’ia siguruar pikët e plota nikoqirëve. Ishte më shumë se e merituar, Irlanda ishte më fat që nuk humbëm me më shumë gola”, shkruan “Independent”.

Në anën tjetër, “Irishtimes” gjithashtu përgëzoi “Dardanët” që fituan vetëm me një gol.

“Një rezultat i vështirë për Irlandën, por u dominuan nga Kosova, të cilët në të vërtetë nuk shënuan një numër të golave”.

Ndërkohë, Kosova të dielën do ta zhvillojë përballjen e dytë ndaj Austrisë./Telegrafi/