Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, i përgëzoi përfaqësuesit e “Listës Studentore” për fitoren e tyre në zgjedhjet në Serbi dhe tha se beson se një kapitull i ri e pret Serbinë dhe Malin e Zi.
“Sot në Serbi është një kujtesë e gjallë se vullneti i qytetarëve dhe e drejta e tyre për të vendosur lirisht për të ardhmen e tyre janë themeli i çdo ndryshimi demokratik. I përgëzoj përfaqësuesit e Listës Studentore dhe besoj fuqimisht se një kapitull i ri e pret Malin e Zi dhe Serbinë, bazuar në respekt dhe dialog të hapur, pa rritur tensionet e panevojshme. Qytetarët e të dy vendeve meritojnë marrëdhënie që do të maten nga rezultatet konkrete të bashkëpunimit, dhe jo nga thellësia e keqkuptimeve diplomatike”, ka thënë Milojko Spajiq.
Današnji dan u Srbiji slikovit je podsjetnik da su volja građana i njihovo pravo da slobodno odlučuju o svojoj budućnosti temelj svake demokratske promjene.Čestitam predstavnicima Studentske liste i čvrsto vjerujem da je pred Crnom Gorom i Srbijom novo poglavlje, zasnovano na uvažavanju i otvorenom dijalogu, bez nepotrebnog podizanja tenzija.Građani obje države zaslužuju odnose koji će se mjeriti konkretnim rezultatima saradnje, a ne dubinom diplomatskih nesporazuma.
— Milojko Spajić (@MickeySpajic) October 25, 2026
Reagimi i tij vjen pasi mbajtësi i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiq, tha se Lista Studentore fitoi më shumë mandate në zgjedhje, bazuar në një mostër dhe se do të ketë midis 135 dhe 140 mandate.
Kujtojmë se në Serbi janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku rreth 6.45 milionë qytetarë me të drejtë vote zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit prej 250 ulësesh.
Në garë kanë qenë 18 lista zgjedhore, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin pjesë të bashkuar përmes listës “Koalicioni Shqiptar”, e cila garon me numrin 17 dhe ka statusin e listës së pakicës kombëtare.
Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe janë mbyllur në orën 20:00. /Telegrafi/