Më shumë se 80 persona janë lënduar, shtatë prej tyre rëndë, pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një humnerë në Katalonjë të Spanjës.
Autoritetet bënë të ditur se autobusi doli nga rruga dhe “ra” në një greminë të thellë, përgjatë një rruge malore në Fogars de Montclus, që ndodhet midis Barcelonës dhe Gironës.
Shërbimet e urgjencës në Katalonjë njoftuan se, në total, 83 persona mbetën të lënduar; dy prej tyre u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Spain: A Sagalés coach crashed into a car on the BV-5114 at Fogars de Montclús, near Barcelona, at around 17:30 CET, before plunging 20 metres down an embankment. Emergency services treated 83 people. Four were seriously injured and 18 suffered less serious injuries. https://t.co/LUdupFRbUQ
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) October 25, 2026
Në vendngjarje u dërguan 23 autoambulanca dhe dy helikopterë mjekësorë, së bashku me ekipe shpëtimi dhe specialistë për mbështetje psikologjike.
Trupat e zjarrfikësve të Katalonjës njoftuan se në vendngjarje do të dërgohen dronë dhe qen të stërvitur për kërkim-shpëtim, ndërsa po kryhen “kërkime intensive” rreth autobusit për t’u siguruar që nuk ka mbetur askush pa u gjetur.
Policia e Katalonjës bëri të ditur se po punon për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/