“Do të ishte një turp i madh” – gazetari francez kundërshton fitimin e ‘Topit të Artë’ nga Mbappe

Sport

Gazetari i njohur francez, Bertrand Latour, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij të forta lidhur me mundësinë që Kylian Mbappe të shpallet fitues i Topit të Artë për vitin 2026. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Canal Football Club” në Canal+, Latour ka kritikuar ashpër mundësinë që sulmuesi i Real Madridit ta fitojë çmimin prestigjioz, […]

Madhësia e shkronjave

Gazetari i njohur francez, Bertrand Latour, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij të forta lidhur me mundësinë që Kylian Mbappe të shpallet fitues i Topit të Artë për vitin 2026.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Canal Football Club” në Canal+, Latour ka kritikuar ashpër mundësinë që sulmuesi i Real Madridit ta fitojë çmimin prestigjioz, duke argumentuar se mungesa e trofeve të rëndësishëm kolektivë nuk e justifikon një vlerësim të tillë individual.

Gazetari francez ka theksuar se Topi i Artë nuk duhet të bazohet vetëm në paraqitjet individuale, por edhe në sukseset që një futbollist arrin me skuadrën e tij gjatë vitit.

“Ju të gjithë po prisni vetëm një gjë, që ai ta fitojë Topin e Artë në një vit kur nuk ka fituar asgjë”, deklaroi Latour.

Ai nuk u ndal me kaq, duke e cilësuar një triumf të mundshëm të Mbappes si një vendim të turpshëm për prestigjin e këtij çmimi.

“Po jua them qartë, ai do të ishte një Top i Artë i turpshëm”, vazhdoi gazetari francez.

Latour zbuloi gjithashtu se kishte diskutuar për këtë çështje edhe me një mik të tij të afërt, i cili, sipas tij, do të ketë rolin e prezantuesit të çmimit në ceremoninë e këtij viti.

“Personi që do ta dorëzojë Topin e Artë është një nga miqtë e mi më të mirë, prandaj jam shumë i qetë. I thashë se nëse ia jepni atij, do të jetë Topi i Artë i turpit. Shpresoj që gazetari francez të marrë një vendim me gjykim të kthjellët”, u shpreh ai.

Këto deklarata vijnë në prag të ceremonisë së Topit të Artë 2026, e cila është planifikuar të mbahet të hënën, më 26 tetor.

Mbappe mbetet një nga emrat më të përfolur në diskutimet për çmimin individual më prestigjioz në futboll, ndërsa deklaratat e Latour kanë rikthyer debatin nëse paraqitjet individuale duhet të kenë më shumë peshë sesa trofetë e fituar me skuadrën. /Telegrafi/

Komentet