Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

shendetesi

Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, sipas disa studimeve shkencore. Një studim me rreth 486.000 persona zbuloi se konsumimi i çajit lidhej me një rrezik 11 për qind më të ulët të sëmundjeve vdekjeprurëse të zemrës. Përfitimet më të mëdha u […]

Madhësia e shkronjave

Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, sipas disa studimeve shkencore.

Një studim me rreth 486.000 persona zbuloi se konsumimi i çajit lidhej me një rrezik 11 për qind më të ulët të sëmundjeve vdekjeprurëse të zemrës.

Përfitimet më të mëdha u vunë re te personat që pinin gjashtë deri në tetë filxhanë në ditë.

Foto ilustruese

Çaji i zi përmban flavonoide, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe në uljen e ngarkesës mbi zemrën.

Ndërsa çaji i gjelbër përmban antioksidantë, por zëvendësimi i çajit të zi me të nuk garanton përfitime dukshëm më të mëdha.

Edhe çaji rooibos është një alternativë pa kafeinë dhe është lidhur me uljen e kolesterolit në disa studime.

Në të kundërt, çaji i jamballit mund të rrisë tensionin e gjakut dhe të shkaktojë çrregullime të ritmit të zemrës.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate nuk dëshmojnë se çaji parandalon drejtpërdrejt sëmundjet e zemrës.

Për shëndetin e zemrës, rëndësi kanë edhe ushqyerja e ekuilibruar dhe aktiviteti fizik. /Telegrafi/

Komentet