Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?

Sport

Barcelona po luan me një dizajn të veçantë të fanellave në përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, ku në vend të logos tradicionale të Spotify është vendosur mbishkrimi “GOLF”. Megjithatë, ky mbishkrim nuk ka të bëjë me sportin e golfit, por përfaqëson “GOLF WANG”, markën e njohur të modës dhe veshjeve urbane, të themeluar […]

Madhësia e shkronjave

Barcelona po luan me një dizajn të veçantë të fanellave në përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, ku në vend të logos tradicionale të Spotify është vendosur mbishkrimi “GOLF”.

Megjithatë, ky mbishkrim nuk ka të bëjë me sportin e golfit, por përfaqëson “GOLF WANG”, markën e njohur të modës dhe veshjeve urbane, të themeluar nga artisti amerikan Tyler, The Creator.

Ky ndryshim vjen si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Barcelonës dhe sponsorit kryesor Spotify, i cili në ndeshjet më të rëndësishme, veçanërisht në El Clasico, zëvendëson logon e tij me simbole që lidhen me artistë të njohur ndërkombëtarë.

Përmes kësaj nisme, Spotify synon të ndërthurë botën e futbollit me muzikën dhe modën, duke shfrytëzuar vëmendjen e madhe që tërheq përballja ndërmjet dy rivalëve historikë të futbollit spanjoll.

Tyler, The Creator i bashkohet kështu listës së artistëve të famshëm që kanë pasur logot apo simbolet e tyre në fanellat e Barcelonës gjatë përballjeve të mëparshme ndaj Real Madridit.

Në këtë listë përfshihen Drake, Rosalia, The Rolling Stones, Karol G dhe Coldplay.

Përveç fanellave që futbollistët katalunas po i veshin në fushën e Spotify Camp Nou, bashkëpunimi përfshin edhe një koleksion të kufizuar veshjesh, të realizuar në bashkëpunim me kompaninë Nike.

Koleksioni përmban veshje sportive, xhaketa dhe produkte të tjera të modës urbane, të cilat ndërthurin identitetin e Barcelonës me atë të markës GOLF WANG.

Me këtë iniciativë, Barcelona dhe Spotify vazhdojnë traditën e promovimit të artistëve dhe markave të njohura përmes një prej ndeshjeve më të ndjekura në futbollin botëror. /Telegrafi/

Komentet