Një ditë pas propozimit, Kushtrimi shkon me familjarët për t’ia kërkuar dorën Aurorës

Magazina

Vetëm një ditë pas propozimit për martesë që bëri bujë në ekran, Aurora Rrustaj dhe Kushtrim Kelani kanë ndërmarrë një tjetër hap drejt martesës. Në ditëlindjen e 23-të të Aurorës, Kushtrimi ka shkuar së bashku me familjarët e tij për t’ia kërkuar dorën partneres, duke respektuar traditën shqiptare. Momentin e veçantë Aurora e ka ndarë […]

Madhësia e shkronjave

Vetëm një ditë pas propozimit për martesë që bëri bujë në ekran, Aurora Rrustaj dhe Kushtrim Kelani kanë ndërmarrë një tjetër hap drejt martesës.

Në ditëlindjen e 23-të të Aurorës, Kushtrimi ka shkuar së bashku me familjarët e tij për t’ia kërkuar dorën partneres, duke respektuar traditën shqiptare.

Momentin e veçantë Aurora e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ku ka publikuar pamje nga ceremonia familjare dhe ka shkruar: “Siç e do tradita”, krahas datës 08.09.2026.

Kjo ceremoni vjen vetëm një ditë pas propozimit të veçantë që Kushtrimi i bëri Aurorës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në emision.

Teksa Aurora po prezantonte parashikimin e motit, Kushtrimi u shfaq në studio me unazë dhe i kërkoi të martohej me të, ndërsa ajo e pranoi propozimin.

Çifti u njoh gjatë Big Brother VIP Kosova 4, ku nisi edhe afrimiteti mes tyre, ndërsa lidhjen e vazhduan edhe pas përfundimit të spektaklit.

Prive By Liberta Spahiu kishte raportuar më herët se Aurora dhe Kushtrimi po përgatiteshin për martesë dhe se dasma pritet të zhvillohet në fillim të muajit tetor, me organizim sipas traditave shqiptare.

Pas propozimit dhe kërkimit të dorës në rrethin familjar, gjithçka duket se po shkon drejt dasmës, ndërsa numërimi mbrapsht për ditën e madhe tashmë ka nisur. /Telegrafi/