Pas premierës së sezonit të tretë, seriali hit i HBO-së “Euphoria” është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, bashkë me kastin e tij.
Që nga viti 2019, seriali ndjek jetën e një grupi gjimnazistësh që përballen me dashurinë, miqësitë, identitetin, traumat, rrjetet sociale, seksin dhe drogat.
Edhe pse personazhet në serial janë adoleshentë, shumë prej aktorëve që i luajnë janë dukshëm më të rritur në jetën reale.
Ja sa vjeç janë disa prej tyre dhe kush është më i madhi:
Javon “Wanna” Walton (Ashtray) – i lindur më 22 korrik 2006, 19 vjeç (më i riu).
Storm Reid (Gia Bennett) – e lindur më 1 korrik 2003, 22 vjeçe.
Angus Cloud (Fezco) – ndërroi jetë tragjikisht në vitin 2023, në moshën 25 vjeç.
Hunter Schafer (Jules Vaughn) – e lindur më 31 dhjetor 1998, 27 vjeçe.
Maude Apatow (Lexi Howard) – e lindur më 15 dhjetor 1997, 28 vjeçe.
Sydney Sweeney (Cassie Howard) – 28 vjeçe.Chloe Cherry (Faye) – 28 vjeçe.
Barbie Ferreira (Kat Hernandez) – e lindur më 14 dhjetor 1996, 29 vjeçe.
Austin Abrams (Ethan Daley) – 29 vjeç.
Dominic Fike (Elliot) – i lindur më 30 dhjetor 1995, 30 vjeç.
Algee Smith (Chris McKay) – i lindur më 7 nëntor 1994, 31 vjeç.
Alexa Demie (Maddy Perez) – e lindur më 11 dhjetor 1990, 35 vjeçe (më e madhja ndër aktorët kryesorë). /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com






