Komuna e Vitisë ka njoftuar, se janë nënshkruajtur 35 kontrata të subvencionimit të cilët janë përfitues në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të subvencionimit me 35 përfitues në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Haliti i uroi përfituesit për mbështetjen e fituar dhe u dëshrioj sukses në realizimin e projekteve të tyre, dhe se komuna e vitisë do të vazhdojë të mbështesë dhe të kontribuojë në zhvillimin kulturor,rinor dhe sportiv.






