Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në sytë e mediave botërore

Nacionale

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas Reuters, AP dhe Sky News, Thaçi u shpall fajtor, transmeton Telegrafi. The Guardian dhe Euronews raportojnë se në të njëjtin proces, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet, ndërsa Jakup […]

Madhësia e shkronjave

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas Reuters, AP dhe Sky News, Thaçi u shpall fajtor, transmeton Telegrafi.

The Guardian dhe Euronews raportojnë se në të njëjtin proces, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim. Të katër ish-drejtuesit e UÇK-së i kanë mohuar akuzat. DW dhe BBC raportojnë për dënimet dhe zhvillimet pas aktgjykimit.

Vendimi shkaktoi reagime të forta në Kosovë. Ditë para aktgjykimit, mijëra qytetarë u mblodhën në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, raportoi AFP.

Pas vendimit pati gjithashtu protesta dhe tensione në Prishtinë dhe pranë gjykatës në Hagë, sipas Reuters.

CNN raporton se Thaçi vazhdon të kundërshtojë akuzat, ndërsa vendimi i shkallës së parë mund të apelohet. Procesi ndaj tij dhe tre bashkëakuzuarve zgjati më shumë se tre vjet. /Telegrafi/