Nëna zbulon orët e fundit të çuditshme të Hayden Panettiere

Magazina

Nëna e aktores Hayden Panettiere, Lesley Vogel, ka folur për orët e fundit të jetës së vajzës së saj dhe ka ngritur pikëpyetje mbi versionin e ngjarjeve të treguar nga Brian Hickerson. Sipas Vogel, Hickerson u ka thënë autoriteteve se më 16 gusht ishte larguar nga apartamenti në Greenville rreth orës 10:30 të mëngjesit, teksa […]

Madhësia e shkronjave

Nëna e aktores Hayden Panettiere, Lesley Vogel, ka folur për orët e fundit të jetës së vajzës së saj dhe ka ngritur pikëpyetje mbi versionin e ngjarjeve të treguar nga Brian Hickerson.

Sipas Vogel, Hickerson u ka thënë autoriteteve se më 16 gusht ishte larguar nga apartamenti në Greenville rreth orës 10:30 të mëngjesit, teksa Hayden po rregullonte makijazhin.

Ai më pas ishte kthyer dhe kishte fjetur, pa pasur kontakte të tjera me aktoren.

Vogel pretendon se më vonë vëllai i Brianit, Zach Hickerson, kishte trokitur në derë dhe Hayden ishte gjetur pa ndjenja.

Nëna e saj e ka cilësuar këtë version si ‘plot me boshllëqe’, duke shprehur dyshime se si dikush mund të flinte pranë një personi që po përjetonte një arrest kardiak pa kuptuar se diçka nuk shkonte.

Nga ana tjetër, Hickerson ka dhënë një version tjetër.

Ai ka thënë se pasi e gjeti Hayden pa ndjenja, telefonoi menjëherë 911, ndërsa Brian i dha asaj Narcan dhe së bashku nisën reanimimin derisa mbërritën ekipet mjekësore.

Vogel ka shprehur gjithashtu dyshime për praninë e Narcan në banesë dhe ka sugjeruar se mund të ketë mospërputhje në kronologjinë e ngjarjeve.

Megjithatë, këto janë pretendime të saj dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet.

Avokati i Brian ka deklaruar se vdekja e Panettiere është ende nën hetim dhe se nuk do të bëjnë komente të tjera. /Telegrafi/