Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, në emisionin “Live me Luizin” ka folur për jetën dhe karrierën muzikore.
Gjatë intervistës, artistja u ngacmua edhe në lidhje me shumat që fiton nga këngët e realizuara.
E njëjta u shpreh se kënga “Sekret” e Eurovision i ka sjellë fitime rreth 30-40 mijë dollarë vetëm nga Spotify.
– YouTube www.youtube.com
“Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake”, shtoi Ronela.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Luizi: Cila është shuma më e madhe që ke marrë nga Youtube nga një këngë e jotja?
Ronela: “Sekret”, kënga e Eurovision.
Luizi: Ne jemi shqiptarë, e duam të dimë sa është shifra?
Ronela: 30-40 mijë dollarë vetëm nga Spotify. Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake.
Luizi: Po në Eurovision sa shpenzove?
Ronela: 30-40 mijë.
Luizi: Ti paske dalë me borxhe. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
