Gjatë ditës së sotme, në disa zona të Bujanocit janë realizuar ndërprerje të planifikuara dhe të paralajmëruara të energjisë elektrike.
Sipas drejtorit të Komunalisë, Amir Xhaferi, falë bashkëpunimit të suksesshëm me Elektrodistribucionin është siguruar që në nënstacionin e burimit kryesor të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Si rezultat, furnizimi i qytetit me ujë ka vazhduar rregullisht, pa ndërprerje.
Nga Komunalija shprehin mirënjohje për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke falënderuar edhe përfaqësuesit lokalë të Elektrodistribucionit për angazhimin e tyre./BujanociNet/






