Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasje në Gjakovë

Nacionale

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet Q.S për vrasjen e një personi në Gjakovë pas arrestimit është ndaluar për 48 orë. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit […]

Madhësia e shkronjave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet Q.S për vrasjen e një personi në Gjakovë pas arrestimit është ndaluar për 48 orë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se sot, më datë 5 maj 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale ‘Vrasja’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet Q.S. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast. /Telegrafi/