Muriqi nuk ndalet: Dy gola dhe penallti e fituar për 21 minuta te Fenerbahçe

Sport

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk, ndërsa këtë herë ka qenë protagonist absolut në ndeshjen e Fenerbahçes ndaj Eyupsporit. Sulmuesi kosovar e nisi spektaklin që në minutat e para, pasi në minutën e dytë fitoi një penallti për skuadrën e tij. Fenerbahçe e shfrytëzoi mundësinë nga pika e bardhë për […]

Madhësia e shkronjave

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk, ndërsa këtë herë ka qenë protagonist absolut në ndeshjen e Fenerbahçes ndaj Eyupsporit.

Sulmuesi kosovar e nisi spektaklin që në minutat e para, pasi në minutën e dytë fitoi një penallti për skuadrën e tij. Fenerbahçe e shfrytëzoi mundësinë nga pika e bardhë për të kaluar në epërsi.

Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e shtatë, Muriqi e gjeti vetë rrjetën për të dyfishuar epërsinë e Fenerbahçes. Kosovari tregoi edhe një herë instinktin e tij në zonën kundërshtare, duke e dërguar topin në rrjetë.

Muriqi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 21-të, sulmuesi realizoi edhe golin e dytë personal, duke e çuar Fenerbahçen në një epërsi të madhe dhe duke kompletuar një paraqitje fantastike brenda vetëm 21 minutave.

Me dy golat e shënuar ndaj Eyupsporit, Muriqi po konfirmon formën e shkëlqyer në fillim të sezonit dhe po dëshmon se është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Fenerbahçes. Ai deri tani ka katër gola në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/