Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.

Vranësirat e dendura në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.
Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16-18m/s
Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/





