Michael Olise po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Francës dhe tashmë ka hyrë në historinë e “Gjelave”.
Pas asistimit të fundit në ndeshjen ndaj Turqisë, sulmuesi i Bayern Munichut ka arritur në kuotën e nëntë asistimeve me Kombëtaren e Francës gjatë vitit kalendarik 2026.

Kjo shifër e vendos 24-vjeçarin në një statistikë të veçantë, pasi Olise ka barazuar një rekord që daton plot 68 vjet më parë.
Sipas raportimeve të Star Foot, ai është lojtari i parë francez që nga Raymond Kopa, në vitin 1958, që arrin në nëntë asistime brenda një viti me kombëtaren.
Kopa e kishte arritur këtë shifër në vitin 1958, vit në të cilin Franca përfundoi në vendin e tretë në Kupën e Botës në Suedi.
Tash, 68 vjet më vonë, është Olise ai që i bashkohet legjendës franceze në këtë statistikë.
Për lojtarin e Bayern Munichut, ky është një tjetër tregues i ndikimit të tij te Franca, ku po shndërrohet në një prej figurave të rëndësishme të repartit ofensiv.
Në moshën vetëm 24-vjeçare, Olise tashmë ka hyrë në një listë ku emri i tij qëndron përkrah një prej legjendave më të mëdha të futbollit francez./Telegrafi/





