Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime vranësirash të larta kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës e pasdite kryesisht në veri deri në orët e mëngjesit e kthjellime.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë deri 15m/s.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/





