Ylli i “Harry Potter” zbulon arsyen pse iu bashkua OnlyFans

Magazina

Aktorja britanike, Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në serinë e filmave “Harry Potter”, ka rrëfyer më shumë për vendimin e saj për t’iu bashkuar platformës OnlyFans, pasi u refuzua për një angazhim në aktrim. Cave tregoi se përmbajtja që publikon në platformë nuk është e natyrës seksuale. Sipas saj, përdoruesit paguajnë […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja britanike, Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në serinë e filmave “Harry Potter”, ka rrëfyer më shumë për vendimin e saj për t’iu bashkuar platformës OnlyFans, pasi u refuzua për një angazhim në aktrim.

Cave tregoi se përmbajtja që publikon në platformë nuk është e natyrës seksuale.

Sipas saj, përdoruesit paguajnë për ta parë teksa luan me flokët e saj apo për të komunikuar me të.

Ajo tha se kjo mundësi i ka ndihmuar financiarisht në një periudhë të vështirë dhe e ka përshkruar si diçka që, në një farë mënyre, “i shpëtoi jetën”.

Aktorja tregoi gjithashtu se disa nga ish-kolegët e saj të “Harry Potter” e kanë mbështetur pas vendimit për t’iu bashkuar OnlyFans.

Ajo përmendi Devon Murray, i cili luante Seamus Finnigan dhe Evanna Lynch, e njohur për rolin e Luna Lovegood.

Cave tha se gjatë një konvente të “Harry Potter” ata diskutuan dhe bënë shaka rreth OnlyFans, ndërsa kolegët i dhanë edhe ide për përmbajtjen.

Pavarësisht se përmbajtja e saj nuk është krijuar si material seksual, Cave pranoi se disa prej abonentëve mund ta shohin atë në këtë mënyrë.

Shtoi se nuk i gjykon këta persona, duke theksuar se shumë njerëz në botë ndihen të vetmuar dhe kërkojnë dikë me të cilin mund të flasin, veçanërisht gjatë natës. /Telegrafi/