Një video prekëse ka kapur momentin kur një i vogli i humbur ribashkohet me familjen e tij pranë tufës së elefantëve.
Katërmuajshi u nda nga kopeja e saj dhe u end, rastësisht, në një kamp turistik në Kenian Veriore, transmeton Telegrafi.

I pasigurt se çfarë të bënte, stafi e lidhi të voglin në një pemë dhe thirri një grup lokal kërkimor për elefantët, të udhëhequr nga profesor George Wittemyer i Universitetit Shtetëror të Kolorados.
Duke kërkuar në Rezervatin Kombëtar Samburu, Wittemyer dhe ekipi i tij më në fund gjetën një grup elefantësh për të cilët ishin pothuajse të sigurt se ishin familja e saj.
Pasi i dhanë të voglit të rraskapitur ujë dhe një banjë me baltë freskuese, studiuesit e kthyen në kopenë e tij.
Ndërsa i vogli doli me kujdes nga rimorkioja, studiuesit e vëzhguan me padurim për të parë nëse do të mirëpritej në shtëpi. /Telegrafi/




