Aleanca pret vendim lirues në Hagë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pastër dhe e shenjtë

Nacionale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend, konsolidimi i strukturave të partisë dhe procesi gjyqësor në Hagë. Gjatë pjesës së parë të mbledhjes, Këshilli i Përgjithshëm ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e punës së Kryesisë së Aleancës, duke vlerësuar angazhimin […]

Madhësia e shkronjave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend, konsolidimi i strukturave të partisë dhe procesi gjyqësor në Hagë.

Gjatë pjesës së parë të mbledhjes, Këshilli i Përgjithshëm ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e punës së Kryesisë së Aleancës, duke vlerësuar angazhimin në terren dhe dinamikën e re të organizimit të strukturave partiake.

Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe vendimi që pritet të shpallet nesër në Hagë për katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në prag të vendimit, AAK ka shprehur “bindjen e plotë dhe të palëkundur” në luftën e UÇK-së, duke e cilësuar atë si të drejtë dhe të pastër.

“Aleanca vlerëson se pastërtia e luftës sonë për liri është e padiskutueshme dhe e mbrojtur historikisht”, thuhet në qëndrimin e Këshillit të Përgjithshëm.

Nga Aleanca kanë deklaruar se presin që vendimi i Gjykatës Speciale të jetë lirues për katër udhëheqësit e UÇK-së, duke theksuar besimin në drejtësi dhe në pafajësinë e tyre. /Telegrafi/