Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ka vazhduar me gola në këtë fillim sezoni në Superligën e Rusisë me skuadrën e tij, Rubin Kazan.
Rubin Kazan ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Akron Togliatti me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit.
Edhe kësaj radhe vendimtar në fitoren e Rubin Kazanit ishte sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, i cili shënoi golin e dytë për ekipin e tij.
Daku u tregua vigjilent në zonë duke marrë një top të humbur nga kundërshtari dhe duke shënuar një gol të bukur në minutën 19-të.
Me këtë gol, Rubin Kazani dërgoi epërsinë në 0-2 dhe pas 90 minutave arriti të triumfojë 1-2 për tri pikët e para këtë sezon.
Ndryshe, ky ishte goli i dytë i Dakut në këtë sezon, pasi shënoi edhe në humbjen 3-1 ndaj Krasnodarit në xhiron e parë. /Telegrafi/






