Në kuadër të javës së 33-të në Serie A, AC Milan arkëtoi tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës, duke fituar 0-1 dhe duke mbetur në vendin e dytë në tabelë.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 41-të, kur Adrien Rabiot përfitoi nga pasimi i Rafael Leaos dhe realizoi saktë nga brenda zonës në këndin e poshtëm, duke i dhënë Milanit epërsinë vendimtare.
Verona u përpoq të reagonte, duke krijuar disa raste të mira, ku spikati ndërhyrja e Mike Maignan ndaj Belghalit në fund të pjesës së parë, si dhe tentativa e Vermesanit në minutën e 70-të që kaloi pranë shtyllës.
Në minutën e 75-të, Milani mendoi se e dyfishoi avantazhin me Matteo Gabbián, por goli u anulua pas rishikimit në VAR.
Në minutat e fundit, vendasit patën edhe një mundësi të artë me Gift Orban, i cili e dërgoi mbi portë një goditje me kokë, ndërsa Milani menaxhoi epërsinë dhe e mbylli ndeshjen pa pësuar gol.
Me këtë fitore, Milani vazhdon ta mbajë pozitën e dytë në Serie A pas javës së 33-të, duke ruajtur ritmin në garën e sezonit. /Telegrafi/






