Mihali e quan Ramën “Klloun” e “sekser”, hedh akuza për krim të organizuar dhe korrupsion

Nacionale

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar sërish ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, pas paralajmërimit të këtij të fundit se do të ngrejë padi për shpifje ndaj saj. Në reagimin e saj, Mihali e ka ironizuar deklaratën e Ramës, duke e cilësuar si të organizuar dhe të shkruar, siç u shpreh […]

Madhësia e shkronjave

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar sërish ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, pas paralajmërimit të këtij të fundit se do të ngrejë padi për shpifje ndaj saj.

Në reagimin e saj, Mihali e ka ironizuar deklaratën e Ramës, duke e cilësuar si të organizuar dhe të shkruar, siç u shpreh ajo, “fletërrufe”.

Ajo ka kritikuar mënyrën e komunikimit të kryetarit të Prishtinës, duke thënë se ai përpiqet të paraqitet si mbrojtës i vlerave patriotike, por sipas saj “e tradhton gjuha” në deklarimet publike.

Në vijim të reagimit, Mihali ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Ramës, duke e akuzuar për mungesë vendimmarrjeje, rol të dobët institucional, duke e quajtur “klloun” në kontekst politik.

Ajo ka deklaruar se vendimet në Kosovë i merr populli dhe jo individë të caktuar, duke iu referuar debatit politik aktual.

Mihali ka pretenduar se reagimet ndaj saj dhe Vetëvendosjes janë pjesë e një narrative politike që synon, sipas saj, të krijojë perceptimin e sulmeve ndaj vlerave të luftës dhe figurave historike.

“Kjo teza që të nxjerrin bosat e tu me thënë se po sulmohen familjet e dëshmorëve, vlerat e luftës apo kushdo që kritikon, është tezë e atyre që kanë në mendje plaçkitjen e Kosovës. Ku ti je bërë pjesë dhe nuk shkëputesh dot”.

Ajo ka akuzuar gjithashtu kundërshtarët politikë për, siç u shpreh, përdorim të këtyre temave për interesa politike dhe për, siç tha ajo, “plaçkitje të vendit”.

“Ata që pese pare nuk i japin për asnjë vlerë morale. Ashtu siç as ti nuk i jep.Sepse ti je korruptuar para se me u bë Përpami. Se ti si i tillë ke ardhur dhe pse je i korruptueshëm të mbajnë aty konjuktura që ta ka sjellë. Pra krimi i organizuar dhe samilushtakët që duhet t’u zvarritesh çdo ditë.Zërat kritikë kurrë nuk kanë qenë më shumë në lirinë e qetësinë e tyre për të folur lirshëm kudo dhe kurdo.Në deklaratën e saj, ajo ka folur edhe për, siç i ka quajtur, struktura të caktuara politike dhe kriminale, duke i lidhur ato me kundërshtarët e saj në skenën politike”, tha tutje.

Në pjesë të tjera të reagimit, Mihali ka përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë dhe me tone të ashpra ndaj kryetarit të Prishtinës, duke e akuzuar për lidhje me interesa të ndryshme politike dhe persona të përfshirë në ndikim të paligjshëm.

Ajo ka pretenduar se Rama është i ndikuar nga struktura të caktuara dhe se, sipas saj, nuk vepron në mënyrë të pavarur në vendimmarrje./Telegrafi.