Aktorët Michael Fassbender dhe Alicia Vikander njihen për ruajtjen e jetës së tyre private, por Fassbender zbuloi aksidentalisht një detaj rreth familjes.
Gjatë një paraqitjeje si i ftuar në “The One Show”, ku ishte së bashku me Tom Hanks, Tim Allen dhe Joan Cusack si pjesë e promovimit të filmit “Toy Story 5”, aktori ka folur edhe për prindërimin dhe ndikimin e teknologjisë tek fëmijët.
Me atë rast, ai përmendi emrin e të birit, gjë që i habiti si prezantuesit ashtu edhe të ftuarit e tjerë në studio.
“Frey është pothuajse pesë vjeç dhe ai tashmë po më kërkon telefonin e tij”, tha Fassbender.
“Falë tij, jam bërë më i vetëdijshëm për sa shumë e përdor telefonin. Duhet ta disiplinoj veten për këtë”, theksoi aktori.
Emri Frey rrjedh nga traditat nordike dhe gjermanike. Në mitologji, shoqërohet me perëndinë Freyr, një simbol i pjellorisë, paqes dhe prosperitetit.
Fassbender dhe Vikander u takuan në vitin 2014 në xhirimet e filmit “The Light Between Oceans” (2016) dhe u martuan tre vjet më vonë në një ceremoni intime në Ibiza.
Çifti kaloi një periudhë të vështirë para lindjes së fëmijës së tyre të parë pas një aborti spontan, për të cilin Vikander ka folur hapur më parë.
Djali i tyre i parë, Frey, lindi në vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar ata mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, ardhjen e të cilit gjithashtu e mbajtën sekret për një kohë të gjatë. /Telegrafi/






