Rap-artistja e njohur, Melinda Ademi, ka prezantuar listën e albumit të saj të ri.
Ajo bën të ditur se në këtë album janë të përfshirë gjithsej 20 këngë, në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.
E njëjta po vjen në duet me reperin algjerian, Didine Canon 16, Ronela Hajatin, Elinel, Gesko dhe Lumi B.
Këto projekte do të lansohen më 29 maj në ora 23:59, pa kaluar në ditën e shtunë.
“‘BAD DIVA’ cover-i zyrtar i albumit, lista e plotë. E premte 29/05, ORA 23:59”, ka shkruar ajo.
Këngët gjithashtu do të jenë të realizuara edhe me videoklip, që besohet se do të pëlqehen nga publiku.
Mbetet për t’u parë se çfarë saktësisht ka përgatitur Melinda për fansat e publikun. /Telegrafi/






