Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në 15 gusht rreth orës 14:50 në një lokal në Elbasan, ku një person ka kërcënuar me armë zjarri një tjetër shtetas, brenda ambienteve të një lokali. Ndërhyrja ka shkaktuar panik te qytetarët, që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.
Përpara se të ndërmerrte aktin, autori i dyshuar, i cili mbante një kapelë në kokë, ishte ulur në një tavolinë i shoqëruar nga një femër.
Më pas, ai është ngritur dhe është drejtuar drejt shënjestrës së tij, i cili ndodhej i ulur në një tavolinë në ambientet e jashtme të lokalit.
Autori ka tentuar të qëllojë mbi personin tjetër me qëllim për ta vrarë, ose për ta trembur, mirëpo arma e zjarri i ka ngecur në ato momente. Pas dështimit të armës, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke lënë pas momente të mëdha pasigurie dhe frike te dëshmitarët.
Pas incidentit, Policia e Shtetit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet. Policia bën me dije se e ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka arrestuar, ndërsa forcat e rendit po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Momentialisht, grupi hetimor po mbledh provat materiale dhe dëshmitë e të pranishmëve për të zbardhur dinamikën e plotë dhe motivet e këtij konflikti.






