Më 25 maj mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve DUKËTALKS

Nacionale

Më 23 prill, në Ditën e Gjuhës Angleze, u përmbyll me sukses konkursi DUKËTALKS, një nismë që u dha mundësinë nxënësve të klasave 1-12 nga e gjithë Kosova të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre në gjuhën angleze, përmes videove të realizuara sipas kritereve të aplikimit. E organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, në partneritet me […]

Madhësia e shkronjave

Më 23 prill, në Ditën e Gjuhës Angleze, u përmbyll me sukses konkursi DUKËTALKS, një nismë që u dha mundësinë nxënësve të klasave 1-12 nga e gjithë Kosova të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre në gjuhën angleze, përmes videove të realizuara sipas kritereve të aplikimit.

E organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, në partneritet me “Pearson”, DUKËTALKS vjen këtë vit me edicionin e parë, me synimin që të shndërrohet në një traditë të përvitshme që promovon mësimin kreativ të gjuhës angleze përmes librave “Pearson” dhe vlerëson përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në zhvillimin e tyre akademik.

Kjo nismë mblodhi qindra nxënës nga e gjithë Kosova, duke e bërë edicionin e parë një përvojë të veçantë dhe frymëzuese.

Ceremonia përmbyllëse e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 25 maj 2026, nga ora 18:00, në Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka”, te Dukagjini Center, në Lakërishtë, Prishtinë.

Në këtë mbrëmje do të shpallen dhe shpërblehen fituesit e DUKËTALKS, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit do të nderohen me mirënjohje për angazhimin, kreativitetin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij edicioni.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë nxënës, mësimdhënës, prindër dhe përfaqësues të institucioneve arsimore.

DUKËTALKS synon të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme si një platformë që inkurajon të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe kreative në gjuhën angleze.