Matheus Cunha provokon tifozët japonezë pas fitores së Brazilit

Sport

Matheus Cunha ishte një nga protagonistët e fitores dramatike të Brazilit ndaj Japonisë me rezultat 2-1 në Kupën e Botës 2026, por vëmendje të madhe mori edhe reagimi i tij pas ndeshjes. Sulmuesi i Manchester United iu afrua tribunës ku ndodheshin tifozët japonezë dhe bëri një gjest që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Cunha […]

Madhësia e shkronjave

Matheus Cunha ishte një nga protagonistët e fitores dramatike të Brazilit ndaj Japonisë me rezultat 2-1 në Kupën e Botës 2026, por vëmendje të madhe mori edhe reagimi i tij pas ndeshjes.

Sulmuesi i Manchester United iu afrua tribunës ku ndodheshin tifozët japonezë dhe bëri një gjest që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Cunha ngriti pesë gishta, duke bërë njëkohësisht edhe shenjën “qetësohuni” me dorë.

Gesti i tij u interpretua si një kujtesë për pesë titujt botërorë të fituar nga Brazili, kombëtarja më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës.

Sipas raportimeve, reagimi i Cunhës erdhi pas sjelljes së disa tifozëve japonezë gjatë ndeshjes, të cilët, sipas brazilianëve, kishin provokuar dhe festuar me vetëbesim të madh gjatë kohës që Japonia ishte në epërsi.

Brazili arriti të përmbysë rezultatin në minutat e fundit, duke fituar 2-1 dhe duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës 2026.

Pas vërshëllimës përfundimtare, gjesti i Cunhës u bë një nga momentet më tëkomentuara të mbrëmjes, me shumë tifozë që e panë si një përgjigje ndaj provokimeve nga tribunat, ndërsa të tjerë e konsideruan një festë karakteristike të brazilianëve pas një fitoreje dramatike.