Aktorja e njohur britanike, Penelope Keith, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e saj në Surrey, pas një beteje me kancerin.
Lajmi u konfirmua nga familja e saj, ku deklaruan se u nda nga jeta e rrethuar nga të afërmit.

Keith ishte një nga figurat më të dashura të televizionit britanik.
Karrierën e nisi në teatër dhe në vitin 1963 iu bashkua Royal Shakespeare Company, duke ndërtuar bazat e saj si aktore e fortë skenike.
Megjithatë, famën më të madhe e arriti në televizion.Ajo u bë e njohur gjerësisht për rolin e Margo Leadbetter në “The Good Life”, një performancë që i solli edhe çmimin prestigjioz BAFTA në vitin 1977.
Më pas, ajo shkëlqeu edhe në serialin “To the Manor Born”, ku interpretoi Audrey fforbes-Hamilton, një aristokrate që humb pasurinë dhe detyrohet të përballet me ndryshimet shoqërore, duke sjellë një kombinim të humorit dhe elegancës karakteristike.
Zëri i saj u dëgjua edhe në programe të njohura për fëmijë si “Teletubbies” si dhe në dokumentarë televizivë si “Penelope Keith’s Hidden Villages”, duke e bërë atë të pranishme në ekran për dekada të tëra.
Penelope la pas bashkëshortin Rodney Timson dhe dy djem të adoptuar, ndërsa trashëgimia e saj mbetet e rëndësishme në historinë e televizionit britanik. /Telegrafi/





