Arsenali e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin 2026/27 në Ligën Premier, duke triumfuar me rezultat 3-0 ndaj Coventryt në ndeshjen e javës së parë.
Skuadra e Mikel Artetës e mori kontrollin e takimit që në minutat e para dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 15-të.
Kai Havertz realizoi për 1-0 pas asistimit të Riccardo Calafiorit, duke e dërguar topin në cepin e poshtëm të portës.
Arsenali vazhdoi të dominojë dhe në minutën e 23-të gjeti edhe golin e dytë. Bukayo Saka përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë e çoi rezultatin në 2-0.
Coventry tentoi të reagonte, por londinezët e kontrolluan pjesën e parë dhe shkuan në pushim me epërsi të dyfishtë.
Dominimi i Arsenalit vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Vetëm katër minuta pas rikthimit nga pushimi, Martin Odegaard realizoi golin e tretë.
Norvegjezi përfitoi nga një asistim i shkëlqyer i Ben White dhe nga afërsia nuk gaboi për 3-0.
Coventry në anën tjetër nuk arriti të gjente rrugën drejt golit, ndërsa Arsenali menaxhoi me qetësi epërsinë deri në vërshëllimën e fundit./Telegrafi/






